Boksieri i kategorisë së rëndë, Jarrell Miller mbeti pa parukën e tij gjatë meçit profesional në New York.
Kundërshtari i tij, Kingsley Ibeh, rreshtoi disa goditje në raundin e dytë. Dhe pas një prej goditjeve të tij, Miller mbeti pa parukë.
Milleri e përfundoi raundin dhe më pas gjatë pushimit e shkëputi parukën nga koka dhe e hodhi te shikuesit.
37-vjeçari në fund e fitoi meçin. E fërkoi kokën derisa po festonte.
“Unë jam komedian”, tha Miller pas meçit.
Edhe
Boksieri shqiptar mposhtet me nokaut të sekondës së fundit në luftë për titull të botës
“Duhet të jesh në gjendje të qeshësh me veten”.
Boksieri tha se flokët i ranë pasi kishte përdorur një shishe shampo që përmbante zbardhues amoniaku, në shtëpinë e nënës së tij.
I know you fuckin lying Jarrell Miller … #DAZN pic.twitter.com/srHE9Un1Az