Boksieri britanik i kategorisë së rëndë, Anthony Joshua, kishte nevojë për gjashtë raunde për të ndalur fillestarin në boks, Jake Paul, që i kaloi shumicën e raundeve duke tentuar të mbijetoi.
Meçi i zhvilluar në natën mes të premtes e të shtunës është prej më të pazakontëve në historinë e boksit.
Joshua u shfaq gjithnjë e më i frustruar, ndërsa Paul refuzoi të përfshihej në luftë për periudhë të gjatë, përpara se dy herë kampioni i botës të imponohej duke e rrëzuar dy here në raundin e pestë figurën e “youtube” të shndërruar në boksier.
Video: momentet më të mira
Paul u rrëzua sërish në raundin e gjashtë, përpara se Joshua të godiste me një të djathtë të fuqishme e të pastër, që ishte shkatërruese për Paulin. Ishte një natë e pazakontë boksi në Miami të SHBA-së.
Amerikani Paul nuk u ngrit me kohë dhe të gjithë në arenë ndien një lehtësim të qartë, kur ai arriti të ngrihej në këmbë dhe të largohej nga ringu pa ndihmë.
“Nuk ishte paraqitja më e mirë”, tha Joshua 36-vjeçar.
“Qëllimi final ishte të dërgohej Jake Paul në dysheme dhe të lëndohej ai. Mori më shumë se që pritej, por dora e djathtë më në fund gjeti cakun”.
Ishte rezultat që bota e boksit e ka parashikuar. Meçi kundërthënës solli pyetje për rreziqet e sigurisë për shkak të dallimit të madh të boksierëve në përvojë, madhësi dhe forcë.
Joshua e shënoi fitoren e 29-të në karrierën profesionale. I ka 33 meçe. Ai tani mund ta kthejë vëmendjen te një sfidë dukshëm më legjitime, ajo e shumëpritur me Tyson Furyn.
“Eja dhe lufto me një prej boksierëve më realë që janë. Dil në ring nëse vërtetë je djal i keq”, i është drejtuar Joshua rivalit të tij.
Paul dështoi të realizonte atë që kishte premtuar, për të bërë befasinë më të madhe në histori të sportit.
28-vjeçari Paul e kaloi shumicën e kohës në dysheme dhe duke u mbajtur për këmbëve të Joshuas.
Kjo është dëshmi se sa vështirë e kishte ai. Megjithatë Paul i dha disa goditje dhe fakti që lufta shkoi në raundin e gjashtë nuk i bën nder Joshuas.
Paul ndërkohë shkoi në spital, pas dyshimit për nofull të thyer. Për shkak të kësaj mungoi në konferencë për shtyp.
Video:
Joshua ia theu Jake Paulit nofullën në dy vende
Jake Paule ka konfirmuar se nofulla e tij është thyer në dy vende në humbjen nga Anthony Joshua në Miami.
Figura e “YouTube”, që është shndërruar në boksier, u mposht me nokaut nga britaniku i famshëm i ringut, Joshua.
Joshua i dha fund meçit kundërthënës në raundin e gjashtë, pasi e rrëzoi amerikanin dy herë në raundin e pestë.
“Nofull e thyer në dy vende. Më jepni Canelon për 10 ditë”, ka shkruar Paul, pasi një incizim konfirmoi thyerjet.
Ai nuk foli për media pasi po trajtonte lëndimet pas meçit me Joshuan.
“Ai është mirë. Ai shkoi vet në spital. Nofulla e thyer është e zakonshme në sport, sidomos në boks dhe MMA”, ka thënë Nikisa Bidarian promotor i Jake Paulit.