Nutricionisti i ish-kampionit të botës në kategorinë e rëndë të boksit profesionist, Joseph Parker, ishte arsyeja pse u gjetën gjurmë kokaine në një test antidoping të bërë në Mbretërinë e Bashkuar në ditën e humbjes së tij nga Fabio Wardley.
Kështu të paktën thotë një raport pas një hetimi të Organizatës së Anti-Dopingut të Mbretërisë së Bashkuar.
Boksieri nga Zelanda e Re mund të boksojë përsëri, pasi vuajti një pezullim tremujor. Ai gjithmonë ka mohuar se mori me vetëdije substancë të ndaluar.
Parker 34-vjeçar ishte në gjendje të mblidhte prova të mjaftueshme për të vërtetuar se rezultati i testit ishte si rrjedhojë e ekspozimit të tij ndaj kokainës së përdorur nga nutricionisti.
Nutriocionisti që Parker kishte punësuar para meçit me Wardley, ishte përdorues i rregullt i kokainës, shkruan raporti.