Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Ylli i Australisë dyshohet se doli pozitiv në testin për kokainë

Cristian Volpato

Futbollisti i njohur i Australisë, Cristian Volpato, dyshohet se doli pozitiv në testin për përdorim të kokainës, pasi policia e ndali dy herë për tejkalim shpejtëse në Sydney, në të njëjtën natë.

Mesfushori 22-vjeçar, që u paraqit në Kupën e Botës, u ndalua në një “BMW Coupe”. Në zonën ku shpejtësia maksimale e lejuar ishte 60 kilometra në orë, Volpato drejtoi veturën me shpejtësi prej 86 derin në 94 kilometra në orë.

Në testin për alkool, të cilit iu nënshtrua në rrugë, doli negativ.

Sipas BBC, Volpato dyshohet se rezultoi pozitiv për kokainë kur u ndal dy më më pas. Në të njëntën zonë e drejtonte veturën me shpejtësi prej 109 kilometra në orë.

Patent-shoferi i futbollistit është pezulluar për gjashtë muaj.

Edhe Të premten ndryshoi përfaqësuese, të hënën u ftua nga Australia për Botëror Botërori 2026 1 muaj më parë Të premten ndryshoi përfaqësuese, të hënën u ftua nga Australia për Botëror

Atij iu mor mostra për një test të dytë. 

Volpato luajti në tri prej katër ndeshjeve të Australisë në Kupën e Botës.