Johnny Depp duket se ka marrë një mësim të mirë nga fansat, pasi dhëmbëve të tij ua lanë nofkën si “të kalbur”.
Ai duket se ka nisur me rregullimin e tyre pasi kjo gjë u mori dhenë në internet, ka shkruar TheIndependent.
Ai u filmua së fundmi në Bahama në një lokal pijesh, ku teksa buzëqeshte i shkëlqenin dhëmbët e bardhë. Fansat krejt vëmendjen e patën aty, pasi në 2023-n, e kishin kritikuar për këtë çështje.
Higjiena dentare e aktorit 61-vjeçar u vu në pikëpyetje në Festivalin e Filmit “Cannes”, ku Depp mori pjesë në premierën e filmit “Jeanne du Barry”.
Ndonëse nuk u ishte përgjigjur reagimeve të fansave, Depp pati thënë gjatë xhirimit të filmit “Pirates of the Caribbean” se ka dhëmbë të dëmtuar, por që s'i ka rregulluar.