Showbiz

Justin Bieber ngjall sërish shqetësime për shëndetin

Justin Bieber

Justin Bieber

Foto: Associated Press

Pas muajsh me thashetheme rreth gjendjes së tij mendore dhe fizike, këngëtari, Justin Bieber ka shkaktuar shqetësim të ri në rrjete sociale për mirëqenien e tij, pasi ka ripostuar një video ku hidhet poshtë ideja e të jetuarit si një “njeri i pastër”, ka raportuar FemaleFirst.

31-vjeçari ka shpërndarë një video në Instagram Story, mes spekulimeve të vazhdueshme për përdorim të mundshëm të substancave narkotike, pa shtuar asnjë koment. Videoja përmban një moment nga intervista e vitit 2013 e reperit të ndjerë DMX (emri i vërtetë Earl Simmons) në emisionin amerikan “Iyanla, Fix My Life”.

Në klip, gazetarja Iyanla Vanzant (71 vjeçe) e pyet DMX-in: 
-“A dëshiron ta jetosh jetën si një njeri i pastër?”
Ai përgjigjet:
-“Kur thua i pastër – pa marihuanë? Pa pije? Asgjë fare?”
Vanzant ia kthen:
-“Asgjë. Duhet të jesh i pastër dhe e kthjellët për zërin e Zotit”.
DMX thotë:
“Unë mendoj se jam pikërisht aty ku duhet të jem me Zotin”.

DMX vdiq në prill të vitit 2021 në moshën 50-vjeçare, pas një sulmi në zemër të shkaktuar nga mbidoza e kokainës.

Videoja, e transmetuar për herë të parë pas 10 vjetësh, është rikthyer në qarkullim pasi Bieber e ripostoi në profilin e tij pa shpjegim, gjë që ka nxitur shqetësime të reja nga fansat e tij.

Ky postim vjen ndërkohë që në rrjete sociale vazhdojnë zërat për përdorimin e mundshëm të substancave nga këngëtari, sidomos pas disa paraqitjeve të çrregullta në publik dhe sjelljeve të cilësuara si të çuditshme.

Në muajin shkurt, një përfaqësues i Bieberit hodhi poshtë këto pretendime, duke i quajtur “shumë të dëmshme”.

“Pavarësisht të vërtetës së qartë, njerëzit vazhdojnë të përhapin narrativa negative, senzacionale dhe të dëmshme”, pati deklaruar ai për TMZ.

Zëdhënësi ka shtuar se këngëtari ishte në një “gjendje të mirë” me bashkëshorten e tij Hailey Bieber (27 vjeçe), pas lindjes së djalit të tyre, Jack Blues, në muajin gusht 2024.

Po ashtu u theksua se viti 2024 kishte qenë “shumë transformues” për Bieberin, pasi ai kishte ndërprerë “disa miqësi dhe bashkëpunime të ngushta që nuk i shërbenin më”.

Megjithë deklaratat zyrtare, Bieber ka vazhduar të postojë foto ku shihet duke tymosur. Ai gjithashtu ka shpërndarë selfie ku shihet i djersitur, duke i përshkruar si pjesë e një “detoksi”, pa dhënë më shumë shpjegime.

Fansat kanë komentuar në rrjete, duke i shprehur mbështetje. 
“Qofsh gjithmonë i shëndetshëm dhe i lumtur”, ka shkruar një përdorues, ndërsa një tjetër shtoi:
“Vazhdo përpara, mos u ndal”