Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jason Momoa paralajmëron turistët që të mos e vizitojnë Mauin

Jason Momoa ka paralajmëruar turistët që të mos udhëtojnë në Maui, pasi ishulli po përpiqet të rikuperohet nga zjarret shkatërruese.

Aktori vendas nga Hawaii shkroi në Instagram: "Maui nuk është vendi për të kaluar pushimet tuaja tani”.

“Mos udhëtoni", tha ai.

Më shumë se 90 njerëz janë konfirmuar të vdekur nga zjarret që shkatërruan qytete, përfshirë Lahainan historike, shkruan BBC.

Momoa ndau gjithashtu një video në të cilën ai tha se komunitetit Hawaiit "i duhet kohë për t'u rikuperuar".

Edhe Jason Momoa ‘i shkatërruar dhe me zemër të thyer’ pas zjarreve në vendlindjen e tij Showbiz Jason Momoa ‘i shkatërruar dhe me zemër të thyer’ pas zjarreve në vendlindjen e tij

"Kjo do të thotë që sa më pak vizitorë në ishull, aq më mirë," tha ai.

Komentet e 44-vjeçarit erdhën teksa banorët e Mauit thanë se ishin të tmerruar nga pamja e turistëve që notonin në plazh, ndërsa banorët po numëronin ende të vdekurit.