Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jason Momoa ‘i shkatërruar dhe me zemër të thyer’ pas zjarreve në vendlindjen e tij

Aktori Momoa ka folur pas zjarreve shkatërruese që kanë kapluar ishullin Mauin në vendlindjen e tij Hawaii.

Ylli 'Aquaman' i cili ka lindur në Honolulu të Hawaiit ka pasur miq dhe njerëz të dashur të prekur nga katastrofa natyrore që ka ndodhur në vendin ishullor të rrënuar nga zjarret shkatërruese, ku deri tani 53 persona janë konfirmuar të vdekur.

Memoa ka ndarë në rrjete sociale edhe një vegëz për njerëzit që të dhurojnë para për fatkeqësinë.

Jason shkroi në Instagram: "Ne jemi të shkatërruar dhe me zemër të thyer për miqtë tanë dhe 'ohana në Maui' të cilët u prekën nga zjarret e fundit", raporton FemaleFirst.

Bashkë me vegzën, ai ripostoi thirrjen e 'Aina Momona'. "Të martën, 8 gusht 2023, një kombinim i tmerrshëm i motit ku thatësira u shoqërua nga stuhi të mëdha që çoi në zjarre të cilat u përhapën në të gjithë ishullin Maui. Familjet u detyruan të evakuohen për pak kohë, pa pasur mundësi të merrnin gjëra me vete. Informacionet për lëndimet dhe viktimat po vijnë ende. Qyteti Lahaina është zhdukur. Shumë vende të tjera në Maui u prekën gjithashtu. Ne vazhdojmë t'i dërgojmë lutje këtij komuniteti".

Edhe ylli televiziv Oprah Winfrey ka një shtëpi në Maui.,Ajo të enjten vizitoi të evakuuarit që janë strehuar në Palestrën Përkujtimore të Luftës së ishullit. Bashkë me vete kishte sjellë edhe jastëkë, peceta dhe mjete tjera higjienike. Oprah i tha BBC-së se "shpesh bëhen dhurime rrobash dhe nuk është në të vërtetë ajo që u duhet këtyre njerëzve, e di”.

Edhe Jason Momoa paralajmëron turistët që të mos e vizitojnë Mauin Showbiz Jason Momoa paralajmëron turistët që të mos e vizitojnë Mauin

Kryebashkiaku i Mauit, Richard Bissen postoi një video-deklaratë në Facebook ku thotë se "ditët e fundit, vendosmëria e familjeve, bizneseve dhe vizitorëve tanë është testuar si kurrë më parë gjatë jetës sonë. Me jetët e humbura dhe pronat e shkatërruara, ne jemi të pikëlluar dhe bashkëndiejmë me njëri-atjetrin”.

Përktheu: Vita Abrashi - Kajtazi