Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit

Amy Winehouse

Amy Winehouse

Foto: Associated Press

Blake Fielder Civil, i cili ishte i martuar me yllin e muzikës Amy Winehouse ka thënë se do ta pranonte përgjegjësinë nëse do të ishte fajtor për vdekjen e këngëtares, e cila vdiq si pasojë e helmimit me alkool në vitin 2011, në moshën 27-vjeçare.

Çifti ishin të martuar nga viti 2007 deri në vitin 2009.

Derisa ka folur në podcastin “We need to talk” ai ka thënë se shumë njerëz mendojnë që vdekja e artistes është përgjegjësi e tij.

“Unë e di që shumë njerëz, sidomos ata që lexonin mediat njëzetë vjet më parë, kanë krijuar idenë se vdekja e Amyt është për shkak të fajit tim. Siç kam thënë gjithmonë, unë nuk i shmangem përgjegjësisë. Nëse kam bërë diçka, do ta pranoj, por nuk e kam bërë”, ka thënë ai, duke shtuar se është në rregull me situatën në të cilën  gjendet.

Derisa ka folur për karakterin  e artistes, ai ka thënë se Amy ishte kryeneçe dhe gjithmonë bënte siç donte vet, shkruan Female First.

Edhe Babai i Amy Winehouse urdhërohet t’u paguajë mbi 1.1 milionë euro dy shoqeve të këngëtares Showbiz Babai i Amy Winehouse urdhërohet t’u paguajë mbi 1.1 milionë euro dy shoqeve të këngëtares

“Amy kishte dëshirat e saj,  dhe këtë nuk po  e them për shkak të mosrespektit ndaj saj, por ajo bënte gjithmonë atë që donte edhe pse e dinte që alkooli po i bënte dëm, prandaj edhe vazhdonte të pinte”, ka thënë ai.

Amy kishte probleme me drogën dhe alkoolin, por Blake këmbëngul se ajo e kishte provuar drogën edhe para se të njihej me të.

“Më duhet ta mbroj vetën pak për disa gjëra, sepse nuk  është e drejtë ndaj njerëzve që më duan që të shohin gjëra të tilla të pavërteta”, ka shtuar ai.

Siç raportohet ylli kishte filluar të provonte kokainë me një nga ish-partnerët e saj.

Tutje Blake ka shkruar se kishin qarkulluar me kohë fotografi të Amyt në ceremoninë e “Brit Awards” duke marrë “pluhur nga hunda” dhe sipas tij, kjo dihej botërisht.

“Dihej që Amy kishte eksperimentuar me drogë dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me mua. Heroina është diçka që siç kam thënë, e kam provuar ndoshta dhjetë herë, e kam konsumuar gjatë një periudhe gjashtëmujore me disa miq dhe kaq ishte përvoja ime me të. Por po, herën e parë që ajo e provoi me mua, për mua ishte ndoshta hera e gjashtë”, ka shtuar ai tutje.

Edhe Babai i Amy Winehouse humb betejën ligjore për shitjen në ankand të gjërave të së bijës Showbiz Babai i Amy Winehouse humb betejën ligjore për shitjen në ankand të gjërave të së bijës

Blake ishte në burg kur Amy vdiq duke vuajtur një dënim prej 32 muajsh burgim për vjedhje në një banesë dhe disa shkelje të tjera ligjore që lidhen me armë zjarri. Por, ai këmbënguli se ata po e diskutonin mundësinë për t’u ribashkuar pak para vdekjes së saj.

“Javën që vdiq ajo, unë isha në burg, fatkeqësisht. Ne ende po flisnim seriozisht për mundësinë që të ribashkoheshim përsëri”, ka përfunduar ai.