Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Ida Red” filmi i ri i aktorëve Melissa Leo dhe Josh Hartnett

Studioja “Saban Films” e ka publikuar trailerin e parë të filmit të ardhshëm me titull, “Ida Red”, i cili i takon zhanrit aksion, krim dhe triler.

Në rolet kryesore të këtij projekti vijnë aktorët, Josh Hartnett, Melissa Leo, Frank Grillo, Sofia Hublitz, William Forsythe dhe Deborah Ann Woll, kurse regjinë dhe skenarin e tij e ka bërë, John Swab.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktorja e shpërblyer me Oscar, Melissa Leo, e luan rolin kryesor të Ida “Red” Walker, një shefe e krimit e pavarësisht se është e burgosur, duke se i orkestron mjaft mirë punët e saj. Hartnett e portretizon djalin e saj, Wyatt, i cili i ka ndjekur hapat e së ëmës. Derisa Ida përballet me një dënim të gjatë prapa grilave, ajo i kërkon djalit të saj ta ndihmoj me realizimin e një grabitjeje të fundit. Por, problemi i vetëm është se, Wyatt, më nuk është i sigurt se dëshiron ta jetojë një jetë të mbushur me krime. Kështu, ai ngujohet mes obligimeve ndaj familjes dhe përpjekjeve për t’u larguar nga kthetrat e nënës së tij.

“Ida Red” lansohet për publikun e gjerë nga 5 nëntori i këtij viti.