Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Rita Ora me rol në filmin e ri “He Bled Neon”

Rita Ora në filmin e ri “He Bled Neon”

Rita Ora në filmin e ri “He Bled Neon”

Shqiptarja me famë botërore, Rita Ora, është pjesë e filmit të ri që ka për temë krimin, “He Bled Neon”, ku luajnë edhe ish-ylli i futbollit amerikan(NFL), Marshawn Lynch dhe aktori Paul Wesley.

Filmi është prodhuar nga XYZ Films dhe është drejtuar nga regjisori Drew Kirsch.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Regjisorii, përmes një postimi në Instagram ka bërë të ditur se premiera botërore e filmit pritet të jepet në muajin mars në kuadër të festivalit SXSW Film & TV Festival në vitin 2026.

“He Bled Neon” është një thriller kriminal me shumë aksion.

Traileir i filmit:

Filmi ndjek historinë e Ethan, personazh i luajtur nga Joe Cole, i cili kthehet në Las Vegas pas vdekjes misterioze të vëllait të tij, rol që interpretohet nga Wesley.

Ai përpiqet të zbulojë të vërtetën pas kësaj ngjarjeje dhe gjatë rrugës ribashkohet me miqtë e vjetër, mes tyre edhe personazhet e luajtura nga Ora dhe Lynch.

Ngjarja zhvillohet brenda 48 orëve dhe e çon protagonistin në një botë të rrezikshme krimi, plot tension dhe vendime të vështira.

Në film luajnë edhe aktorët Ismael Cruz Córdova dhe Josh Holloway.

Projekti përshkruhet si një thriller i errët dhe intensiv, ndërsa muzika e filmit është realizuar nga producenti dhe artisti ZHU.

Premiera e filmit është planifikuar për datën 16 mars 2026 në festivalin SXSW Film & TV Festival.