Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Bebe Rexha nominohet për herë të parë në MTV VMA si artiste e pavarur

Bebe Rexha

Bebe Rexha

Foto: Associated Press

Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha po shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Këngëtarja shqiptaro-amerikane ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në Instagram.

“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR *NEW RELIGION*”, ka shkruar këngëtarja.

VIDEO:

Ky nominim vjen pas bashkëpunimit të saj me “Empire”, duke shënuar kapitull të ri në rrugëtimin e artistes.

Për Rexhën, ky është sukses i veçantë, pasi vjen në një periudhë ku ajo po ndërton rrugën si artiste e pavarur dhe po dëshmon se mund të vazhdojë të jetë pjesë e skenës më të madhe muzikore ndërkombëtare edhe jashtë strukturave tradicionale të industrisë.

Edhe Bebe Rexha performon te Jimmy Kimmel Showbiz Bebe Rexha performon te Jimmy Kimmel

Ajo ka marrë komente te shumta me urime, përfshirë atë nga faqja zyrtare e MTV VMAS.

Yllin e ka uruar edhe shoqja e saj, motra e këngëtares tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Elena Ora.