Shqiptarja me famë botërore, Bebe Rexha po shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e saj. Këngëtarja shqiptaro-amerikane ka marrë nominimin e saj të parë në MTV Video Music Awards si artiste e pavarur, falë këngës “New Religion”, në bashkëpunim me grupin Faithless.
Она је сама објавила вест путем објаве на Инстаграму.
“REXHARS!!! Më në fund jemi nominuar për këngën tonë DHE si artiste e PAVARUR *NEW RELIGION*”, ka shkruar këngëtarja.
Ky nominim vjen pas bashkëpunimit të saj me “Empire”, duke shënuar kapitull të ri në rrugëtimin e artistes.
Për Rexhën, ky është sukses i veçantë, pasi vjen në një periudhë ku ajo po ndërton rrugën si artiste e pavarur dhe po dëshmon se mund të vazhdojë të jetë pjesë e skenës më të madhe muzikore ndërkombëtare edhe jashtë strukturave tradicionale të industrisë.
такође
Мадона води у трци за MTV VMA 2026, номинована у 11 категорија
Ajo ka marrë komente te shumta me urime, përfshirë atë nga faqja zyrtare e MTV VMAS.

Yllin e ka uruar edhe shoqja e saj, motra e këngëtares tjetër shqiptare me famë botërore, Rita Ora, Elena Ora.
