Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amanda Seyfried e Rachel Zegler bashkohen në filmin e ri “Octet”

Amanda Seyfried e Rachel Zegler

Amanda Seyfried e Rachel Zegler

Foto: Associated Press

Në një postim në Instagram, Lin Manuel, krijuesi i filmit mjuzikëll “Hamilton” ka njoftuar se në filmin e tij të ri “Octet” do të luajnë aktorë të njohur si Amanda Seyfried, Rachel Zegler, Sheryl Lee Ralph, Philipa Soo, Gaten Matarazzo, Jonathan Groff, Tramell Tillman dhe Paul-Jordan Jansen.

Miranda ka bërë të ditur gjithashtu se provat për projektin tashmë kanë nisur, ka raportuar The Hollywood Reporter.

Filmi do të jetë një adaptim i mjuzikëllit të Dave Malloy, i cili u shfaq për herë të parë jashtë teatrit në vitin 2019.

“Octet” është një mjuzikëll me stil “acapella” që trajton varësinë nga interneti përmes historisë së tetë personave që marrin pjesë në një grup mbështetës në bodrumin e një kishe.

Ky është filmi i dytë që Miranda do ta drejtojë si regjisor, pas suksesit të “tick, tick...BOOM!” në vitin 2021, me protagonistë Andrew Garfield e Vanessa Hudgens.

Edhe Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film Showbiz Adele bën ndryshimin e madh muzikor për rolin e saj të parë në film

Projekti vjen në një moment të rëndësishëm për shumë nga aktorët e përfshirë. Rachel Zegler sapo ka fituar një çmim “Olivier” për rolin e saj në “Evita” në West End.

Seyfried së fundmi luajti në “The Testament of Ann Lee”, ndërsa Groff sapo ka përfunduar angazhimin e tij në teatër me shfaqjen “Just In Time”.

Soo është e njohur për rolin e Elizas në “Hamilton”, ndërsa Sheryl Lee Ralph rikthehet te muzikalet pas rolit të saj legjendar si Deena në shfaqjen teatrale “Dreamgirls”.

Gaten Matarazzo, i njohur edhe nga “Stranger Things”, së fundmi ka luajtur në Sweeney Todd.

Edhe Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on 30” në Netflix Showbiz Jessica Alba i bashkohet kastit të vazhdimit të filmit “13 Going on 30” në Netflix

Edhe Paul-Jordan Jansen ka qenë pjesë e po këtij produksioni në teatër, si zëvendësues për rolin kryesor.

Ndërkohë, Tramell Tillman, i njohur më së shumti nga seriali “Severance”, e ka nisë karrierën e tij në produksione të ndryshme në teatër e jashtë tij.