Këngëtarja e famshme Adele po përgatitet për një sfidë të re artistike: të këndojë opera për rolin e saj në filmin “Cry To Heaven”, ku do të debutojë si aktore, ka shkruar The Sun.
Filmi i regjisorit Tom Ford përfshin një kast të fuqishëm me emra si Colin Firth, Nicholas Hoult, Thandiwe Newton dhe Aaron Taylor-Johnson, ka shkruar BBC.
Adele ka diskutuar me regjisorin mundësinë që të përdorë zërin e saj në film, duke iu përshtatur stilit të muzikës operistike.
“Adele e ka marrë shumë seriozisht punën për këtë film. Ajo po luan përkrah aktorëve të mëdhenj dhe është përkushtuar plotësisht”, ka thënë një burim i afërt me produksionin.
Sipas tij, edhe pse Adele nuk është e trajnuar në opera, zëri i saj i fuqishëm dhe emocional mund të përshtatet me këtë zhanër.
Edhe
Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë
“Ajo mund të mos jetë e trajnuar në këtë stil, por zëri i saj është aq i fuqishëm dhe tërheqës, sa mund të funksionojë shumë mirë në diçka ndryshe”, ka thënë burimi.
Adele, e cila për vite me radhë ka refuzuar oferta për filma dhe seriale, ka pranuar më parë se kishte frikë se aktrimi nuk ishte fusha e saj dhe se mund të ndihej e bllokuar gjatë xhirimeve.
Për këtë hap të ri, ajo thuhet se ka marrë mbështetje edhe nga mikja e saj e ngushtë, aktorja fituese e “Oscarit”, Jennifer Lawrence.
Sipas raportimeve, Lawrence e ka këshilluar dhe inkurajuar Adelen për debutimin e saj në film. Të dyja janë mike prej vitit 2013, kur u takuan në ceremoninë e çmimeve “Oscar”.
Lawrence ka treguar gjithashtu se dikur nuk e dëgjoi këshillën e Adele për filmin “Passengers” (2016), i cili pati sukses financiar, por u kritikua nga recensentët.
“Adele më tha të mos e bëja. Ajo më tha: ‘Më duket sikur filmat me hapësirë janë filmat e rinj me vampirë’. Duhej ta kisha dëgjuar!”, ka thënë ai.
Miqësia mes tyre ka vazhduar ndër vite.
Edhe
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti
“Kam qenë fanse e saj që nga ‘Chasing Pavements’. Të thuash ‘fanse’ për Adele gjithmonë duket si një nënvlerësim”, pati shkruar Lawrence më parë për Adele.
Me këtë rol, Adele po përpiqet të tregojë një anë të re të talentit të saj, duke kaluar nga skena muzikore drejt botës së kinemasë.