Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Keira Knightley pritet t’i rikthehet teatrit

Keira Knightley

Keira Knightley

Foto: Associated Press

Aktorja Keira Knightley pritet të rikthehet në skenën e njohur të teatrit në Londër, “West End”, për herë të parë pas 15 vjetësh.

Ylli i filmit “Pirates of the Caribbean” nuk ka performuar në teatër në Londër që nga viti 2011, kur luajti në shfaqjen “The Children’s Hour”. Tani, ajo do të rikthehet me një rol të ri në shfaqjen “The Lives of Others”, e cila pritet të vihet në skenë më vonë gjatë këtij viti, ka raportuar FemaleFirst.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Producentja Sonia Friedman e ka konfirmuar lajmin, duke treguar se vendimi për përfshirjen e Knieghtleyt erdhi menjëherë pasi ajo lexoi skenarin.

“Ajo e lexoi dhe brenda 24 orësh pranoi”, ka thënë ajo.

Sipas saj, ky është një rikthim ideal për aktoren.

“Është një rol i jashtëzakonshëm për të. Dhe ajo nuk ka qenë në skenë në Londër prej shumë kohësh”, ka thënë producentja.

Ani pse Knightley ka performuar në teatrot e “Broadwayt” më vonë, paraqitja e saj e fundit atje, në adaptimin e romanit të Émile Zola, “Thérèse Raquin”, ka qenë rreth një dekadë më parë.

Shfaqja “The Lives of Others” bazohet në filmin gjerman fitues të çmimit “Oscar” me të njëjtin emër. Ajo është një histori dashurie e ndërthurur me një thriller psikologjik e vendosur në Berlinin Lindor të vitit 1984.

Në kast do të jetë edhe aktori i serialit “Bridgerton”, Luke Thompson, në rolin e dramaturgut Georg Dreyman, ndërsa Knightly do të luajë të dashurën e tij, aktoren Christa-Maria Sieland.

Gjithashtu, aktori i “Game of Thrones”, Stephen Dillane, do të interpretojë hetuesin e Stasit, i cili vendos përgjues në apartamentin e tyre.

Shfaqja do të jepet në teatrin “Adelphi” nga 14 tetori deri më 9 janar.

Së fundmi, Knightley ka reflektuar edhe mbi karrierën dhe famën e hershme, duke thënë se ndihet “me fat” që ka kaluar me sukses atë periudhë.

“Unë si e rritur e kuptoj që shumë njerëz kalojnë periudha të vështira dhe nuk dalin prej tyre me një karrierë të suksesshme dhe stabilitet financiar. Ndihem jashtëzakonisht me fat”, ka thënë ajo për The Independent.

Ajo ka shtuar se tani perceptohet ndryshe nga publiku krahasuar me vitet e adoleshencës.

“Kur je 18 vjeç, ke pak punë dhe gjithçka lidhet me imazhin. Kur ke një karrierë 25-vjeçare, njerëzit mund të shohin dhe të thonë: ‘Kjo është një karrierë’, disa gjëra kanë funksionuar, disa jo”, ka thënë ajo.