Showbiz

“Heads of State”, film aksion me yjet John Cena dhe Idris Elba

“Heads of State”, film aksion me yjet John Cena dhe Idris Elba

Traileri i sapolansuar i filmit të mbushur me skena aksion, “Heads of State”, zbulon pamjet e para të yjeve John Cena dhe Idris Elba në rolin e liderëve me të mëdhenj të botës.

Në filmin, i cili i takon zhanrit aksion dhe komedi, kryeministri i Britanisë, Sam Clarke (i portretizuar nga Elba) dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Will Derringer (i portretizuar në ekran nga Cena), kanë një raport jo shumë të mirë me njëri-tjetrin dhe shquhen për rivalitetin goxha publik që rrezikon marrëdhëniet mes shteteve që ata i udhëheqin. Por kur bëhen shënjestër e një kundërshtari të huaj, që është shumë i fuqishëm dhe i pamëshirshëm, ata detyrohen të mbështeten tek njëri-tjetri për të mbijetuar.

Përfundimisht, me ndihmën e agjentes së jashtëzakonshme të MI6, Noel Bisset (rol i luajtur nga Priyanka Chopra Jonas), ata arratisen dhe kështu e gjejnë një mënyrë për të bashkëpunuar me qëllim që ta pengojnë një komplot global që e kërcënon botën e lirë.

Pjesë e kastës së filmit janë edhe aktorët, Paddy Considine, Stephen Root, Carla Gugino, Jack Quaid dhe Sarah Niles, ndërsa regjinë e tij e ka bërë Ilya Naishuller.

“Heads of State” lansohet nëpër kinematë botërore më 2 korrik të këtij viti.