Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Matchbox”, aventurë plot aksion me yllin John Cena

Matchbox

Makinat ikonike të kompanisë së lodrave “Mattel” vijnë në ekranin e madh me filmin e ardhshëm, “Matchbox”, një produksion i platformës “Apple Original Films” me aktorin John Cena në rolin kryesor.

Filmi me regji të Sam Hargrave është frymëzuar nga linja e famshme e makinave metalike, “Matchbox”. E ndjek historinë e një grupi miqsh të fëmijërisë, të cilët detyrohen të bashkojnë sërish forcat për të ndalur një katastrofë globale dhe, njëkohësisht, të rindërtojnë miqësinë e tyre. Jeta e tyre e zakonshme përmbyset kur kryepersonazhi, Sean, i interpretuar nga John Cena, rikthehet papritur në qytetin e vogël pas një mungese të gjatë. Por Sean fsheh një sekret: ai është një agjent i infiltruar i CIA-s, i cili është në arrati pas një operacioni me rrezik të lartë. Rikthimi i tij përfshin pa dashje edhe miqtë e tij në një mision të frikshëm, plot ndjekje, shpërthime dhe aventura në vende të ndryshme të botës, ku ata duhet të shpëtojnë botën dhe të pastrojnë emrin e Seanit.

Kasta përbëhet edhe nga aktorë të shquar si Jessica Biel, Sam Richardson, Teyonah Parris, si dhe ylli i Bollywoodit, Randeep Hooda.

“Matchbox” do të nisë transmetimin në platformën “Apple TV+” më 9 tetor.