Showbiz

“Playdate”, komedia e re e aktorëve Kevin James dhe Alan Ritchson

Playdate

Një takim pasdite mes dy baballarëve të papunë, shndërrohet në një kaos me rrezik të lartë në filmin e ardhshëm, “Playdate”.

Projekti me regji të Luke Greenfield, i njohura për filmat e kaluar “Let’s Be Cops” dhe “Something Borrowed”, i takon zhanrit komedi dhe aksion, ndërsa në rolin kryesor e sjell aktorin Kevin James. Ai e portretizon kryepersonazhin, Brian, një kontabilist i cili pasi e humb punën, detyrohet të qëndrojë në shtëpi dhe të kujdeset për djalin e tij të vogël.

Një ditë Brian pranon një ftesë për takim nga Jeff (i luajtur nga aktori Alan Ritchson), një tjetër baba që rri në shtëpi dhe kujdeset për fëmijën e tij, mirëpo rezulton të jetë një person i paparashikueshëm. Teksa priste që të kalonin një pasdite të qetë, me biseda të lehta dhe lojë futbolli mes djemve të tyre, Brian papritur e gjen veten të zhytur në një kaos të vërtetë, ndërsa një grup mercenarësh të pamëshirshëm e përndjekin atë dhe Jeffin.

Isla Fisher, Alan Tudyk dhe Stephen Root po ashtu luajnë në komedinë e re, “Playdate”, e cila fillon transmetimin në “Prime Video” nga 12 nëntori.