Showbiz

Hilary Swank tregon historinë prekëse të babit të saj

Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Hilary Swank, ka treguar historinë prekëse të babait të saj.

Ajo ka thënë se babait të saj i është dashur një donator i mushkërive.

Swank ka treguar rreth kësaj historie në programin “Today” të hënën, ku foli edhe për jetën e saj si nënë duke thënë se tani e kupton gëzimin e të qenit prind.

Aktorja do të luajë në një film të ri që quhet “Ordinary Angels”, i cili është i bazuar në historinë e vërtetë të një familjeje në nevoje që kishin një fëmijë të sëmurë.

Ajo ka thënë se është prekur shumë kur pranoi të punonte në këtë projekt filmik, pasi babait të saj i është dashur të bëjë transplantim të mushkërive nga një donator i këtij organi.

“Babai im bëri transplantim në mushkëri, kështu që dhurimi i organeve është një gjë shumë, shumë e madhe për mua. Ky film erdhi si një mundësi për mua rreth tre muaj pasi më vdiq babai. Ndjehem sikur kjo mundësi u dërgua nga babai im që unë të tregoj historinë e një qenie njerëzore të jashtëzakonshme. Mendoj se ky do të ishte filmi i preferuar i babait, në të cilin luaj unë”, ka thënë ylli.

Filmi “Ordinary Angels” do të shfaqet nëpër teatro më 22 shkurt.

Hillary dhe burri i saj, biznesmeni Philip Schneider, janë prindër të binjakëve Aya e Ohm të cilët lindën në muajin prill të vitit 2023.