Showbiz

Aktorja 48-vjeçare Hilary Swank bëhet nënë për herë të parë

Ylli i kinematografisë, Hilary Swank, është bërë nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare. Ajo solli në jetë binjakët të cilët gëzojnë shëndet të mirë.

Aktorja u martua me Philip Schneiderin në vitin 2018 dhe në fund të vitit të kaluar çifti e bëri publik lajmin se po bëhen prindër për herë të parë.

Hilary i shfrytëzoi rrjetet sociale për të zbuluar se binjakët, të gjinisë djalë dhe vajzë, tashmë kanë ardhur në jetë. Krahas një fotografie ku shihet duke i përqafuar fëmijët e saj, aktorja shkroi: “Nuk ishte e lehtë por ia ka vlejtur. Gëzuar pashkët të gjithëve”.

Ylli i filmit “Boys Don’t Cry” e bëri të ditur lajmin se është shtatzënë në tetor të vitit të kaluar, me ç’rast u shpreh shumë e lumtur që do të bëhet nënë për herë të parë.

“Jam shumë e lumtur ta ndajë këtë lajm me ju dhe gjithë Amerikën. Kjo është diçka që e kam dëshiruar për një kohë të gjatë dhe më në fund po e zbuloj se do të bëhem nënë. Do të bëhem nënë jo e një por dy fëmijëve”, deklaroi Swank gjatë një intervistë për emisionin “Good Morning America”.

Para martesës me Schneiderin, Hilary ishte e martuar me aktorin Chad Loëe nga viti 1997 deri më 2007. Ajo po ashtu ka qenë në lidhje romantike me agjentin John Campisi dhe ish-lojtatin e tenisit, Ruben Torres.