Ylli 27-vjeçar Elle Fanning thotë se filmi i saj i fundit, Sentimental Value, i mësoi asaj shumë për marrëdhëniet familjare dhe se në të ardhmen dëshiron të ketë fëmijë.
Ajo shprehet se filmi trajton tema universale për familjet e thyera dhe traumat që kalojnë nga një brez te tjetri.
Elle thekson se arti ka një fuqi shëruese dhe se filmi mund të hapë rrugën për mirëkuptim dhe falje.
“Ka një fuqi shëruese të artit. Nuk e di nëse gjithçka mund të shërohet plotësisht, por mund të hapë rrugën për mirëkuptim dhe falje,” tha ajo.
Ajo do të luajë për herë të parë në një film me motrën e saj më të madhe, Dakota Fanning, në projektin e ardhshëm The Nightingale. Dakota pranon se ndihet nervoze, por beson se bashkëpunimi do të forcojë lidhjen e tyre.
Të dyja janë të entuziazmuara dhe besojnë se puna e përbashkët do ta bëjë marrëdhënien e tyre “plotësisht të pathyeshme”.
-
Elle Fanningun e befasuar nga nominimi për çmim “Oscar”
-
Brad Pitt rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit nga Angelina Jolie
-
Anne Hathwayt i duket sureal suksesi që arriti gjatë këtij viti
-
Olivia Wilde: Bisedat e vështira janë çelësi i një marrëdhënieje të shëndetshme
-
Jolie: nuk duhet të kemi frikë të flasim për kancerin