Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Hilary Swank rikthehet në ekran të madh me “Ordinary Angels”

Aktorja e shpërblyer me “Oscar”, Hilary Swank, dhe ylli i serialit “Reacher”, Alan Ritchson, e udhëheqin kastën e aktorëve të filmit të ri dramatik, i cili vjen i bazuar në ngjarje të vërtetë, “Ordinary Angels”.

Filmi e rrëfen historinë e një floktareje të guximshme të quajtur Sharon, e cila jeton në një qytezë të vogël në Kentucky. Ajo e gjen qëllimin jetësorë kur e takon një burrë të ve të quajtur Ed, i cili punon shumë për t’ia siguruar jetesën dy vajzave të tij. Por, kur vajza e vogël sëmuret rëndë dhe ka nevojë për transplantim të mëlçisë, Sharon bënë gjithçka që është e mundur për ta ndihmuar këtë familje. Nga këtu shpalohet një tregim frymëzues i besimit, mrekullive të përditshme dhe engjëjve nga jeta e përditshme.

Krahas Swankut dhe Ritchsonit në film luajnë edhe aktorët, Nancy Travis, Tamala Jones, Amy Acker dhe të tjerë, ndërsa regjinë e tij e ka bërë Jon Gunn.

“Ordinary Angels” vjen nëpër kinema nga 23 shkurti i vitit të ardhshëm.

Përgatiti: Edona Binaku