Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Heard flet për herë të parë për verdiktin e jurisë në rastin kundër Deppit

Amber Heard e ka dhënë intervistën e parë pas humbjes së rastit gjyqësor kundër ish-bashkëshortit, Johnny Depp.

Muajin e kaluar juria në gjykatën e Virginias mori vendim se ajo kishte shpifur ndaj aktorit, Depp, në një artikull të publikuar në gazetën “Washington Post” në vitin 2018, ku ajo foli për faktin se ishte viktimë e dhunës familjare. Aktorja e filmit “Aquaman” është urdhëruar t’ia paguaj Deppit dëmshpërblimin prej 10 milionë dollarësh, kjo pasi ai me sukses e bindi gjykatën se karriera dhe reputacioni i tij ishin dëmtuar si rezultat i këtij artikulli.

Heard e dha një intervistë për emisionin “Today” ku i tha prezantueses, Savannah Guthrie, që e kupton pse juria mori vendim në favor të ish-bashkëshortit të saj.

“Nuk i fajësoj ata. Në fakt i kuptoj mirë. Ai është një person i dashur nga të tjerët dhe njerëzit mendojë se e njohin mirë atë. Ai është një aktor fantastik”.

Ndër të tjera, Amber foli edhe për komentet negative që i ka marrë në mediat sociale, për çka tha se beson që trajtimi ndaj saj ka qenë jo i drejtë.

Edhe Heard pajtohet t’i paguajë Johnny Deppit 1 milion dollarë Showbiz Heard pajtohet t’i paguajë Johnny Deppit 1 milion dollarë

“Nuk më intereson çfarë mendojnë njerëzit për mua apo çfarë paragjykime dëshirojnë t’i bëjnë rreth asaj çfarë ka ndodhur në martesën time apo në privatësinë e shtëpisë sime. Nuk besoj që njerëzit e thjeshtë duhet t’i dinë këto gjëra, prandaj edhe nuk i marr personalisht. Por, edhe jeni të sigurt se e meritoj gjithë këtë urrejtje dhe këto ofendime, dhe nëse mendoni se jam duke gënjyer, prapë nuk mendoj se mund të më shikoni në sy dhe të më thoni se përfaqësimi që më është bërë online ka qenë i drejtë. Nuk besoj që mund të më thoni se i gjithë procesi gjyqësor ka qenë i drejtë”.

Intervista e plotë e Amber Heardit do të transmetohet të martën dhe të mërkurën në “NBC”.