Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Heard pajtohet t’i paguajë Johnny Deppit 1 milion dollarë

Johnny Depp dhe Amber Heard

Aktorja amerikane Amber Heard do t’i paguajë ish-bashkëshortit Johnny Depp, 1 milion dollarë, si pjesë e një marrëveshje për të zgjidhur padinë për shpifje. Lajmin e kanë konfirmuar për BBC-në avokatët e aktorit të famshëm amerikan Depp.

Ish-çifti u përball në gjykatë këtë pranverë në një betejë ligjore të profilit të lartë.

Në qershor, juria në Virxhinia mbajti kryesisht anën e Deppit, duke konstatuar se Heard në artikullin e vitit 2018, kishte shpifur, duke thënë se ishte viktimë e abuzimit.

Ajo kishte apeluar vendimin, por të hënën, ka thënë se ka vendosur të arrijë një kompromis “pasi ka humbur besimin në systemin amerikan të drejtësisë”.

Depp e kishte paditur ish-bashkëshorten e tij për shpifje në një op-ed të vitit 2018, që ishte botuar në Washington Post, në të cilin kishte thënë se ka qenë viktimë e dhunës në familje. Nuk kishte përmendur emrin e Deppit. Heard kishte bërë një kundërpadi.

Juria qëndroi kryesisht në anën e Deppit, duke kërkuar që aktori amerikan të kompensohet me 15 milionë dollar.

Edhe Heard urdhërohet t’ia paguajë Deppit dëmshpërblimin prej 10.3 milionë dollarësh Showbiz Heard urdhërohet t’ia paguajë Deppit dëmshpërblimin prej 10.3 milionë dollarësh

Të hënën avokatët e Deppit kanë thënë se janë të lumtur që është zgjidhur çështja.

“Po mbyllim derën e këtij kapitulli të dhimbshëm për zotin Depp”, thanë avokatët.

Ata përmendën se shuma prej 1 milion dollarë do të shkojë nëpër disa organizata bamirëse.