Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Amber Heard foli për përballjen e re gjyqësore me ish-burrin Johnny Depp

Amber Heard e ka lëshuar një deklaratë publike pak ditë papa fillimit të seancave gjyqësore, me ç’rast ish-burri i saj, Johnny Depp, po e padit për shpifje.

Ylli i njohur hollywoodian po kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, me arsyetimin se aktorja ia ka dëmtuar reputacionin me akuzat e pabaza për ushtrimin e dhunës fizike ndaj saj, raportoi të mërkurën portali “NME”.

Depp e ka bazuar padinë e tij në letrën e vitit 2018, të cilën Heard e kishte shkruar për gazetën “Washington Post”, dhe ku ajo kishte folur për faktin se është e mbijetuar e dhunës familjare.

“Unë fola kundër dhunës seksuale dhe u përballa me zemërimin e kulturës sonë. Kjo gjë duhet të ndryshojë sa më shpejt” deklaroi Heard si kundërpërgjigje ndaj padisë.

Megjithatë, avokatët e Depp kanë argumentuar se artikulli në mënyrë të rreme nënkupton se ajo ishte abuzuar seksualisht dhe fizikisht nga Depp, gjatë martesës së tyre.

Në mesazhin e fundit të publikuar në mediat sociale, aktorja ka shkruar: “Për disa javë nuk do të kyçem online. Siç e dini, do të jem në Virginia ku do të përballem në gjykatë me ish-bashkëshortin tim. Johnny Depp po më padit për letrën e shkruar për gazetën ‘Washington Post’, ku unë tregova për eksperiencën time me dhunën seksuale dhe familjare. Unë asnjëherë nuk e kam përmend atë në këtë artikull. Thjesht kam shkruar për çmimin që gratë duhet ta paguajnë kur flasin kundër burrave në pushtet. Unë vazhdoj edhe sot ta paguaj shtrenjtë këtë gjë, por shpresoj që kur ky rast gjyqësor të përfundojë, do të kem mundësi ta vazhdojë jetën tutje, njësoj sikurse Johnny. Unë gjithmonë e kam ruajtur dashurinë për të dhe më dhemb shumë që po më duhet ta jetoj sërish të kaluarën tonë, para syve të botës. Në këtë kohë, jam mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme që kam pasur fatin ta marr gjatë këtyre viteve, dhe në javët në vijim do të mbështetem tek ju më shumë se kurrë. Me shumë dashuri, Amber”, deklaroi aktorja e cila është nënë e një vajze 1-vjeçare.

 

Edhe Heard pajtohet t’i paguajë Johnny Deppit 1 milion dollarë Showbiz Heard pajtohet t’i paguajë Johnny Deppit 1 milion dollarë
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Amber Heard (@amberheard)

 

Vitin e kaluar, Deppit iu dha leja për ta vazhduar përballjen me Heardin në gjykatë. Kjo betejë e radhës ligjore mes dy aktorëve, vjen 2 vjet pasi ylli i filmave “Pirates Of The Caribbean” e humbi rastin kundër gazetës britanike, “The Sun”, e cila e kishte quajtur atë “rrahës i bashkëshortes”.

Ndërkaq, vitin e kaluar, Johnny Depp tha që beson se Hollywoodi është duke e bojkotuar atë. Megjithëkëtë, aktori është falënderues që ende e ka përkrahjen e fansave, dhe ndihet i bekuar që ata vazhdojnë të besojnë në pafajësinë e tij.