Pak javë pas lajmit të shkurorëzimit të çiftit të njohur të showbizit, Tom Brady dhe Gisele Bündchen, modelja braziliane është parë në shoqërinë e të dashurit të saj të ri, instruktori i sportit luftarak jiu-jitsu, Joaquim Valente.
Çifti u fotografua nga paparacët teksa darkonin në qytetin bregdetar Provincia de Puntarenas, së bashku me dy fëmijët e modeles 42-vjeçare, Benjamin dhe Vivian.
Edhe pse është e paqartë se kur ka filluar kjo lidhje e re mes çiftit, Bündchen dhe Valente, në vitin 2021 e realizuan një fotosesion për revistën “Dust”, së bashku edhe me vëllezërit e Joaquimit, Pedro Valente dhe Giu Valente.
{gallery}
Lajmi për shkurorëzimin e yllit të NFL-it, Tom Brady, nga modelja braziliane, u bë i ditur në shtator të këtij viti. Besohet se arsyeja kryesore e kësaj ndarjeje ishte një zënkë e keqe mes tyre, për shkak të refuzimit të Tomit që të pensionohet nga futbolli.
Ata e mbajtën të fshehtë këtë lajm për disa javë, derisa më në fund vendosën të flasin publikisht për finalizimin e dhimbshëm dhe të vështirë të shkurorëzimit.
“Kemi arritur deri te ky vendim në mënyrë miqësore dhe jemi shumë mirënjohës për kohën që e kemi kaluar së bashku. Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë si prindër, në mënyrën sa më të mirë të mundshme”, shkruhej në deklaratën e publikuar për media.
Ndër të tjera, ish-modelja e “Victoria’s Secret” theksoi se fëmijët vazhdojnë të jenë prioriteti i saj.
