Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Filmi për jetën e Amy Winehouset lansohet sivjet

Filmi që do ta përshkruajë jetën e këngëtares britanike, të ndjerës Amy Winehouse, do të lansohet në Britani të Madhe më 12 prill të këtij viti, kurse në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 10 maj, raporton The Guardian.

Regjisor i filmit është fituesi i çmimi “BAFTA”, shoku i afërt i Amyt, Sam Taylor-Johnson, nën regjinë e të cilit kanë qenë edhe filmat e njohur si “Nowhere Boy” dhe “Fifty Shades of Gray”. Skenarin e këtij filmi biografik e ka shkruar Matt Greenhalgh.

Aktorja Marisa Abela do të luajë rolin e këngëtares nga Londra, e cila mori famë pas debutimit të albumit të saj të parë “Frank” në vitin 2003, pas së cilit ajo kishte publikuar të dytin album me titull “Back to Black”. Ish-bashkëshorti i Amyt do të portretizohet nga aktori Jack O’Connell.

Amy pati vuajtur nga varësia ndaj lëndëve narkotike dhe nga ndjekja e madhe nga mediat. Ajo vdiq në moshën 27-vjeçare pasi aksidentalisht u helmua me alkool në vitin 2011.

Filmi për jetën e saj mori dritën e gjelbër për publikim pasi e pa babai i të ndjerës, Mitch, figura e të cilit në film do të portretizohet nga Eddie Marsan.

Në trailerin e filmit shihet aktorja Marisa, në rolin e Amyt, duke bërë një tatuazh në dorën e majtë, ku shkruhet “vajza e babit”.

Edhe Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit Showbiz Ish-bashkëshorti i Amy Winehouset insiston se nuk është fajtor për vdekjen e yllit

Realizimi i këtij filmi ka marrë kritika të përziera nga vlerësuesit e fushës, që u ndanë në mendimin nëse se aktorja ngjan apo jo me figurën e Amyt.