Dua Lipa ka shfaqur figurën e saj në formë mahnitëse, në bikini neoni jeshile dhe portokalli ndërsa po pushonte në një jaht në St. Barts të ishujve Karaibe, përpara vitit të ri, bashkë me babain e saj, Dukagjin Lipa dhe disa persona të tjerë.
Këngëtarja kosovare e hitit “Levitating” u fotografua duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen në bordin e anijes luksoze, ku po merrte rreze dielli ndërsa lexonte, bisedonte dhe zhytej në detin e pastër blu.
Pushimet e kosovares vijnë më shumë se një javë pasi ajo dhe i dashuri i saj për një kohë të gjatë, Anëar Hadid thuhet se i kanë dhënë fund lidhjes.
“Dua dhe Anëar aktualisht po bëjnë një pushim nga marrëdhënia e tyre dhe po kalojnë kohë të ndarë”, ka thënë një burim për People.
Këngëtarja "Don't Start Now", 26 vjeç dhe Hadid, 22, u përfol për herë të parë se ishin ndarë në fillim të dhjetorit, kur The Sun raportoi se ata ishin në gjendje "krize" pasi ishin ndarë për disa javë për shkak të angazhimeve larg njëri-tjetrit.
Ndarja erdhi vetëm pak muaj pasi Hadid festoi ditëlindjen e Lipës me një thënie të ëmbël në Instagram.
Edhe
Dua Lipa shijon pushimet në Shqipëri
“Gëzuar ditëlindjen vajza e ëndrrave të mia. Të dua përgjithmonë”, shkroi ai në Instagram Story në gusht.
Dyshja u lidhën për herë të parë në verën e vitit 2019 dhe bënë debutimin e tyre të parë në tapetin e kuq në American Music Awards atë nëntor.