Dua Lipa po shijon pushimet verore me miqtë e saj në Ibiza të Spanjës.
Derisa në Shqipëri është duke u mbajtur këto ditë festivali “Sunny Hill Festival”, Dua po qëndron në Ibiza ku duket se po argëtohet tej mase në jahtin privat, raportoi të shtunën Daily Mail.
Këngëtarja kosovare me famë botërore ka shfaqur trupin e saj në formë shumë të mirë, duke mbajtur të veshura bikini të markës “Chopova Lowena”.
Dua, 27-vjeç është kapur nga aparati i paparacëve të cilët po e vëzhgonin, teksa bënte kërcime nga jahti në ujë.
Bashkë me të argëtoheshin edhe miqtë e saj të cilët ishin jo pak në numër.
Dua ka qëndruar në Kosovë në fillim të këtij muaji, ku ka performuar në kuadër të festivalit “Sunny Hill” i cili është zhvilluar më 4,5,6 dhe 7 gusht.
Ajo ka përfunduar këtë verë turneun e saj “Future Nostalgia” në Evropë, derisa ka paralajmëruar se në vjeshtë do ta nisë turneun në Amerikën Jugore.
{gallery}