Romanca e fundit e Dua Lipës me regjisorin Romain Gavras, e bërë publike këtë fundjavë gjatë tapetit të kuq në Festivalin e Filmit në Cannes, mori vëmendje të madhe.
Ndonëse tenton t’i mbajë privare marrëdhëniet e saj, këngëtarja shqiptare me famë botërore tash është parë publikisht me disa prej figurave të Hollywoodit si Trevor Noah, Jack Harlow e Anwar Hadid.
27-vjeçarja dhe vëllai i Bella dhe Gigi Hadidit e bënë publike lidhjen e tyre në korrik të vitit 2019. Ata bënë paraqitjen e tyre të parë në tapetin e kuq atë nëntor në “American Music Awards”.
Ish-çifti u afrua më shumë gjatë pandemisë kur gjithçka ishte bllokuar. Ata kaluan disa kohë bashkë në Mbretërinë e Bashkuar, por u ndanë në dhjetor të vitit 2021, duke bërë që lidhja e tyre të zgjaste vetëm dy vjet.
Para lidhjes së saj me Anwarin, Dua ishte në një marrëdhënie të gjatë me kuzhinierin e famshëm Isaac Carew.
Historia e tyre e dashurisë filloi në vitin 2015, dy vjet para ndarjes së tyre të parë. Dua dhe Isaac thuhet e ndërprenë lidhjen e tyre më 2017 për shkak të orarit të ngjeshur, pasi ajo publikoi albumin e saj debutues atëkohë.
Ata u pajtuan po atë vit dhe u përballën me thashethemet për pabesi. Derisa dukej se gjithçka po shkonte mirë, Dua dhe Isaac u ndanë për herë të fundit në vitin 2019.
Një lidhje tjetër publike e Dua Lipës raportohet të jetë me muzikantin Paul Klein. Dyshja filloi të takohej në vitin 2017, pasi 27-vjeçara ishte ndarë për herë të parë me Isaacin. Megjithatë, romanca e tyre përfundoi shpejt pasi u ndanë në fillim të vitit 2018.
Paul e pranoi se ra në dashuri me Duan gjatë romancës së tyre të shkurtër, në një intervistë në korrik të vitit 2018 oër Harper’s Bazaar.
Edhe pse nuk është konfirmuar asnjëherë nga dyshja, Dua raportohet të ketë pasur një lidhje edhe me Trevor Noah. Ata janë fotografuar me njëri tjetrin duke u treguar shumë të afërt në një restorant në NYC.
Dua dhe muzikanti i "First Class", Jack Harolw, u kapën në mes të thashethemeve për marrëdhënie në dhjetor 2022, sipas raportimeve nga “Page Six”. Dyshja u përqafuan me njëri-tjetrin në Variety Hitmakers Brunch më 3 dhjetor dhe thuhet se kanë qenë në kontakt që atëherë.
Së fundmi, romanca e saj me regjisorin 41-vjeçar, që aktualisht janë bashkë, dyshohet se filloi gjatë shkurtit në Javën e Modës në Paris.