Këngëtarja me famë botërore e me rrënjë shqiptare, Dua Lipa, është parë publikisht bashkë me aktorin dhe modelin britanik, Callum Turner.
Ata u panë së bashku gjatë të dielës në konferencën për serialin “Master of The Air”, në të cilin Callum është protagonist. Pas kësaj ata shkuan në ndejë dhe u panë nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

“Është diçka e re, por janë të çmendur pas njëri-tjetrit”, ka thënë një burim i brendshëm për “Page Six” .
Çifti është parë se ka afërsi në mes vete, ani pse “Daily Mail” ka shkruar se është ende e paqartë nëse ata kanë ndarë ndonjë puthje.

Pasi doli nga festa, Callum 33 vjeç, u pyet se a ka diçka në mes të tij dhe Duas. Aktori nuk mohoi asgjë duke qëndruar i heshtur.
Edhe
Callum Turner tregon detaje rreth marrëdhënies me Dua Lipën

Kohët e fundit është raportuar se çifti ka filluar një lidhje romantike, pasi TMZ ka publikuar një video ku shihen çifti duke kërcyer së bashku dhe duke shijuar një moment intim.
Lidhja e supozuar e Duas vjen pasi ndarjes së saj nga regjisori grek, Romain Gavras.