Showbiz

Kush është i dashuri i ri i Dua Lipës

Lidhja e re e Dua Lipës me aktorin e famshëm britanik, Callum Turner, ka pushtuar mediumet rozë. Këngëtarja me rrënjë nga Kosova e me famë botërore, është parë në disa raste me aktorin, pak kohë pas ndarjes nga regjisori francez Romain Gavras.

Dua në të kaluarën kishte romancë me Anwar Hadidin, vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid. Me të ishte në lidhje nga viti 2019 deri më 2021. Pas kësaj lidhje, pati romancën me Gavrasin.

Image
Dua dhe Anwar Hadid

Në anën tjetër, Turner ka pasur lidhje të gjatë me yllin e “The Crown”, Vanessa Kirby. Ishin takuar më 2014, kur të dy luajtën në “Queen and Country”. Nisën lidhjen një vit më pas, ndërsa u ndanë më 2020.

Image

Por kush është Callum Turner? Revista prestigjioze “Elle” të mërkurën ka shkruar për karrierën e yllit britanik.

Më 24 janar, i pyetur nga ET nëse do të marrë pjesë më 4 shkurt në ceremoninë “Grammy” ku Dua Lipa është e nominuar për këngën më të mirë të vitit, këngëtari është përgjigjur shkurt duke thënë se jo pasi “s’është këngëtar”.

“Ju jeni në lidhje me një fituese të çmimit Grammy”, i ka thënë intervistuesi. “Nuk di asgjë për këtë”, është përgjigjur Turner duke qeshur.

Për herë të parë, dyshja ishte raportuar të jetë parë bashkë në një ngjarje pas ceremonisë “Golden Globes”. Bëhet fjalë për 7 janar.

Një burim i “Page Six” pati thënë për lidhjen e tyre se “është e saponisur, por janë të çmendur për njëri-tjetrin”. Më 10 janar, Turner mori pjesë në premierën e serisë së re “Masters of the Air”. Lipa ishte pjesëmarrëse po ashtu. “Ishte në premierë për ta përkrahur”, pati thënë një burim.

Në një video të TMZ-së, Lipa dhe Turner ishin parë duke vallëzuar bashkë në një ngjarje pasuese. Është raportuar se edhe kanë shkëmbyer puthje, por s’ishte dëshmuar me video.

Dua Lipa ishte parë me aktorin edhe më 14 janar, pasi e kishte shoqëruar në një ngjarje për serinë e re.

Dyshja e konfirmoi romancën me një darkë romantike në Los Angeles. Paparacit i kapën para restorantit.

Më 30 janar, të dy u fotografuan duke ecur të përqafuar.

33-vjeçari është aktor i suksesshëm. Ai ka nisur aktrimin më 2011. Roli i tij i parë ishte në “Think of England”, film i shkurtër për Universitetin e Hertfordshiret. Që nga ajo kohë, Turneri ka luajtur në disa filma, përfshirë serinë “Fantastic Beasts” (2018 dhe 2022), “Assasin’s Creed” (2016) dhe “The Boys in the Boat” (2023). Roli i tij i fundit është në miniserinë e re të Apple TV+ “Masters of the Air”, krahas Austin Butlerit dhe Barry Keoghanit. Premierën e ka pasur më 26 janar. Më 2020, Turner ishte nominuar nga “Bafta” për rolin në “The Capture”.

Image

Turner ka karrierë edhe si model. Ai nisi këtë profesion më 2010 duke modeluar për brendet me famë si “Burberry” dhe “Reebok” dhe revistat e famshme, përfshirë “Esquire”, “Interview”, “GQ” dhe “Vogue”.

Image

I lindur më 5 shkurt 1990 në Londër, Turner është ujor në horoskop. 28-vjeçarja Lipa, e lindur më 22 gusht 1995, është luan në horoskop. Sipas “AstroTwins”, ujori dhe luani nuk shkojnë më së miri me njëri-tjetrin.