Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa flet për lidhjen e saj me Trevor Noah

Dua Lipa është deklaruar lidhur me fotografitë që qarkulluan ditëve të fundit ku ajo shihej shumë e afërt me komedianin, Trevor Noah, duke ngritur dyshime për një romancë mes tyre.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka treguar se është beqare dhe po e shijon kohën e saj “vetëm”, raportoi The Independent të shtunën.

Këngëtarja, 27 vjeçe e hitit “Levitating”, foli sinqerisht për statusin e saj aktual të marrëdhënies ndërsa fliste me Charli XCX gjatë episodit të ri të podcast-it iHeartRadio, “Dua Lipa: Në shërbimin tuaj”.

Sipas Lipës, ky ka qenë viti i parë në një “kohë shumë të gjatë” që ajo nuk ka qenë në një lidhje, një ndryshim që ajo tha se ka qenë i këndshëm, pasi e ka lejuar të jetë “egoiste”.

“Për mua, ky është viti i parë që nuk jam në një lidhje për një kohë shumë të gjatë. Është vërtetë e mrekullueshme të jem vetëm dhe të mendoj vetëm për veten time dhe të jem egoiste, gjë që nuk kam pasur kurrë rastin ta bëj.”

Komentet e Lipës vijnë pasi fansat spekuluan se ajo dhe drejtuesi i The Daily Shoë janë në lidhje pasi dyshja u panë duke shijuar një darkë së bashku në New York City, në fund të shtatorit.

Edhe Trevor Noah për Dua Lipën: Sa herë e shoh e kuptoj që jeta ime po shkon mirë Showbiz Trevor Noah për Dua Lipën: Sa herë e shoh e kuptoj që jeta ime po shkon mirë

Megjithatë, një burim më vonë i mohoi thashethemet duke thënë se Lipa dhe Noah janë "thjesht miq".

Lipa dhe ish i dashuri i saj Anwar Hadid thuhet se u ndanë në dhjetor pas dy vitesh së bashku. Pas ndarjes, këngëtarja konfirmoi në kopertinën e saj të muajit qershor/korrik për Vogue se ishte beqare dhe e kënaqur që ishte e tillë.