Krijuesja e hitit "Break My Heart", Dua Lipa, nuk mendon se do të kërkojë “atë” pas ndarjes nga Anwar Hadid.
Këngëtarja 26-vjeçare u nda nga i dashuri i saj në dhjetor të vitit 2021 dhe tani ajo e ka përjashtuar idenë për të kërkuar sërish dashurinë.
Duke folur në podcastin “At Your Service”, ajo është shprehur: Ndoshta “të gjej atë”, nuk është ajo gjë për mua.
“Mendoj se miqësia është një marrëdhënie shumë më e pastër. Këtë e mendoj shumë për shembull me mikeshat e mia.”
“Kam marrëdhënie të mrekullueshme me miqtë e mi dhe mund të ulem dhe të flas me ta për çdo gjë që ndihem shumë e qetë. Ata më kuptojnë plotësisht”.
Krijuesja e hitit "Break My Heart" pranoi se “asnjëherë nuk është fokusuar vërtet në idenë e martesës”.
“Kurrë nuk kam menduar vërtet për martesën. Disa vajza thonë se ëndërrojnë se si do të duken në ditën e dasmës. - diçka që unë as nuk e kam imagjinuar”, ka shtuar Dua.
Ndërkohë, Dua ka treguar se prindërit e saj – të cilët janë ende shumë “të dashuruar” – janë në fakt fajtorë për pikëpamjen e saj për të gjetur romancë në të ardhmen.
“I shikoj ata e them: “Nuk besoj se unë mund ta kem këtë”.
Ndërkohë, pavarësisht famës dhe suksesit të saj, Dua ka bërë përpjekje të shumta për ta mbajtur jetën private dhe është mësuar të përballet me spekulimet dhe interesat që e rrethojnë.
“Diçka që kam kuptuar me kalimin e kohës është se sa pak njerëzit e dinë në të vërtetë”, është shprehur ajo.
“Kam bërë paqe me faktin se njerëzit mund të mendojnë atë që duan të mendojnë, por askush nuk e di me të vërtetë, me të vërtetë se çfarë po ndodh pas dyerve të mbyllura.
“Rrethi im është vërtet i ngushtë, familja ime dhe miqtë e mi më mbajnë kaq të sigurt dhe më jep një lloj ngushëllimi që jo gjithçka merret nga jeta dhe privatësia juaj”.