Këngëtarja me famë botërore, me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka bërë të ditur se nuk do t’i “japë mësime” askujt se si duhet të sillet kur të dalë me të nëpër takime romantike, raporton “The Rolling Stone”.
Këngëtarja këtë e ka bërë të ditur përmes këngës së saj të re “Training Season”, që në shqip do të thotë “Sezoni i trajnimeve”.
Lipa tashmë e ka mësuar mirë “mësimin” se si duhet të veprojë para e pas takimeve të ndryshme me burra, pasi që ka pasur disa lidhje romantike. E për këtë ajo u ka treguar fansave të saj përmes këngëve si ajo “Don’t Start Now”.
“Kam qenë nëpër shumë takime me burra, dhe takimi im i fundit ka qenë seria e fundit e gjërave të këqija që më kanë bërë të ndjehem shumë e nevrikosur”, ka thënë Lipa kur ka shpjeguar origjinën e këngës së saj “Training Season”.
“Mëngjesin e parë pas atij takimi shkova në studion e incizimit të këngëve, ku bashkëpunëtorët e mi Caroline e Tobias më pyetën se si shkoi takimi, unë ju thash se ‘sezoni i trajnimeve ka mbaruar’, pastaj kjo ditë përfundoi shumë mirë pasi diskutova me ta dhe gjithçka filloi aty”, ka shpjeguar Lipa.
Edhe
Dua Lipa publikon videoklipin e këngës “Training Season”
Pasi kënga e saj “Houdini” u publikua në muajin nëntor të 2023-s, këngë e cila flet për natyrën e personalitetit të saj, tani kënga “Training Season” po tregon se ajo i mban premtimet.
“Përderisa kënga flet qartë për ndjenjat që vijnë pas asaj sikur ke mbaruar së mësuari njerëzit, sidomos burrat në këtë rast, se si të sillën nëpër takime romantike me ty, gjithashtu tregon se sezoni i trajnimit tim për ta ka mbaruar, si dhe që unë kam mësuar nga këto përvoja”, ka shpjeguar tutje Lipa.
Ylli ka thënë se kurrë më parë nuk është ndjerë më e fortë e me vetëbesim më të madh.
“Pasi këto trajnime kanë mbaruar, unë kam filluar të interesohem në dikë që i ka ndjenjat në nivelin që i kam unë e të ‘rritem’ bashkë me të pastaj”, ka deklaruar Lipa.
Si gjithmonë ajo e mban kokën lartë, ani pse kënga “Houdini” ende nuk ka arritur lartësinë e suksesit që kanë pasur këngët e saj të tjera, por kjo gjë duket se nuk e shqetëson.
Edhe
Dua Lipa pas martesës: Dëshiroj të zbuloj se si duket dashuria kur nuk je më duke e kërkuar
“Nganjëherë duhet të kalojë shumë kohë për t’u ngjitur në vendin e parë, e ndonjëherë edhe nuk arrijnë kurrë, vetëm qëndrojnë vërdallë për shumë kohë”, i ka thënë ajo së fundmi revistës “The Rolling Stone” kur mbuloi ballinën e saj, më parë gjatë këtij muaji.
Lipa ka thënë se përderisa këngët e saj dëgjohen dhe ju pëlqejnë njerëzve, ajo ndihet mirë.