Showbiz

Dua Lipa publikon videoklipin e këngës “Training Season”

Këngëtarja me famë botërore, me origjinë nga Kosova, Dua Lipa, ka publikuar videoklipin e këngës së saj “Training Season”.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, duke i falënderuar bashkëpunëtorët.

Për realizimin e kësaj kënge ajo pati thënë se është frymëzuar nga jeta reale, pasi sipas saj shumë burra nuk ditën se si të silleshin me të nëpër takime romantike.

VIDEO:

Lipa kur po tregonte për albumin e saj të ri, ka thënë se po ndjehej sikur ishte duke i trajnuar burrat se si të silleshin me të.

“Kam qenë nëpër shumë takime të këqija romantike. Kur shkova në studio, bashkëpunëtorët e mi Caroline e Tobias më pyetën se si shkoi takimi i mbrëmshëm, unë menjëherë u përgjigja duke ju thënë se ‘sezoni i trajnimit ka mbaruar’ dhe kalova një ditë të mrekullueshme duke e bërë këtë këngë”, pati thënë Lipa.

“Training Season” bashkë me këngën “Houdini” janë pjesë e albumit të saj të ri dhe të dyja ylli i këndoi në ngjarjen e ndarjes së çmimeve “Grammy” që u mbajt në fillim të këtij muaji.