Ylli 28-vjeçar i popit Dua Lipa mendon se gratë vazhdojnë të përballen me kërcënime në jetën e tyre të përditshme, pavarësisht lëvizjes “MeToo”.
"’MeToo’ ose jo, është ende e frikshme të jesh grua dhe të ecësh natën vetëm në një rrugë bosh derisa je duke shkuar në shtëpi” ka thënë bukuroshja kosovare për revistën Vogue France.
Por, fituesja e çmimit Grammy beson se gjërat janë duke shkuar në drejtimin e duhur.
Megjithatë, Dua këmbëngul se "ka ende shumë punë për të bërë".
Lipa e lindur në Londër, shpesh ka shprehur opinionet e saj mbi çështjet shoqërore dhe politike.
Edhe
“KOHA Ditore”, 2015. Dua Lipa: Ende jam vetëm në hapat e parë
“Ndihem shumë më shumë e solidarizuar me atë që po kalojnë gratë. Djemtë po dëgjojnë më shumë. Ndoshta ata vetëm kanë frikë se mos akuzohen një ditë, por ende ndihem sikur shumë njerëz po e kuptojnë se këto struktura dominimi kanë qenë në fuqi që prej kohësh. Dhe ky ndryshim realiteti mund t'i ndryshojë gjërat”, tha ajo.
"Po shkon në drejtimin e duhur, por ka ende shumë punë për të bërë", ka theksua ajo.
Pavarësisht kësaj, Dua beson se gratë ende përballen me një siç ka thënë ajo "fushë të minuar" çdo ditë.
Këngëtarja e hitit “One Kiss” theksoi nevojën për të "respektuar zgjedhjet e grave" pavarësisht se çfarë janë ato.
Edhe
Dua Lipa dhe Lea Ypi diskutojnë për lirinë dhe komunizmin në Shqipëri
"Është si të lundrosh në një fushë të minuar që nga fillimi. Ne jemi të turpëruara nga të tjerët për çdo gjë dhe çdo ditë. A mendon dikush për përvojat e veta para se t'i sulmojë? Pra, për mua, është me të vërtetë e rëndësishme të respektojmë zgjedhjet e grave, çfarëdo qofshin ato", është shprehur Lipa.
Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi