Përderisa Shqipëria festoi ditën e flamurit, këngëtari i njohur me famë botërore, Drake, lansoi këngën e tij të re “Polar Opposites”.
Në videoklipin e këngës, që është pjesë e albumit të tij të ri “For All the Dogs”, shfaqet Drake dhe shokët e tij me xhaketa të kuqe mbrapa të cilave është flamuri shqiptar.
Këtë videoklip ylli e publikoi një ditë pas festës së 111-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Aty ai shihet duke luajtur poker me shokët e tij shqiptar në një anije, e cila sipas “TMZ” duket se lundron mbi detin Adriatik.

Tabloidi “TMZ”, pretendon se Drake po shfaq njohuritë e tij gjeopolitike, duke thënë se rreshtat e këngës ku përmendet Prishtina flasin për “konfliktet” Kosovë-Serbi.
“Nuk e di si i bëjnë punët në Prishtinë. Veç e di që tensioni po rritet”, thotë reperi në këngë.
Por “tensionet” që përmend Drake, sipas këngës kanë të bëjnë me lidhjen romantike të tij me një vajzë nga Prishtina.
Sidoqoftë kënga ka bërë bujë të madhe.
“Spotify” e rangoi këngën në vendin e katërt ndër artistë të tjerë global si The Weeknd, Bad Bunny dhe mbretëreshës së muzikës pop, Taylor Swift.
LEXO EDHE:
VIDEO: