Showbiz

Drake befason fansat me albumin e ri “Honestly, Nevermind”

Reperi Drake befasoi fansat në mesnatën e së enjtes (me kohën lokale në SHBA) duke lansuar albumin e tij “Honestly, Nevermind”. Albumi ka filluar garën për në top lista.

Në këtë album, Drake më shumë këndon sesa bën rep. Ka 14 këngë. Është i disponueshëm për t’u dëgjuar në Apple Music.

Albumi megjithatë ka ndarë në dy fansat. Disa po e shijojnë albumin e përzier të Drakes, ndërsa të tjerët përmes rrjeteve sociale kanë dhënë komente negative.

Ky është albumi i shtatë solo i Drakes dhe pason atë të vitit 2021, "Certified Lover Boy".