Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kendrick Lamar befason, lanson album të ri

Kendrick Lamar

Kendrick Lamar ka befasur fansat me lansimin e albumit të ri “GNX” të premten.

Reperi fitues i çmimit Pulitzer fillimisht publikoi një video një-minutëshe duke ngacmuar fansat e më pas lansoi albumin me 12 këngë.

Është ky albumi i gjashtë i Lamarit.

Për 37-vjeçarin viti po mbyllet në mënyrën më të mirë. Më herët, lansoi disa këngë që sulmuan reperin kanadez Drake, hite që i siguruan Lamarit shtatë nominime për Grammy. “Not Like Us” dhe “Like That” ishin ‘dissat’ shpërthyes të tij.

Albumi i ri nuk përmban ‘dissat’ ndaj Drake, por përmban këngën “Heart Pt 6” që i dedikohet Drake, i cili në maj pati publikuar “The Heart Part 6”.

Edhe Drake lanson tri albume dhe përmend “zënkën” me Kendrick Lamarin Showbiz Drake lanson tri albume dhe përmend “zënkën” me Kendrick Lamarin

Albumi është i disponueshëm në Apple Music. 

Lamari do të interpretojë në Super Bowl vitin e ardhshëm.