Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Lovato paralajmëron albumin e ri

Këngëtarja dhe kantautorja e njohur amerikane, Demi Lovato ka paralajmëruar lansimin e albumit të saj të ri. Albumi i ri i këngëtares 30-vjeçare, do të publikohet më 15 shtator dhe do të përmbajë disa prej hiteve të saj më të mëdha, të cilat ajo thotë se e ndihmuan të rilidhej me muzikën. Ajo shkroi në Twitter: "Mezi pres që ju të dëgjoni albumin “REVAMPED".

Ajo shtoi në një deklaratë për shtyp: "Me “Revamped” doja të bëja homazhe për këngët që lanë përshtypje më shumë te fansat dhe luajtën një rol të madh në karrierën time. Krijimi i këtij projekti ka qenë jashtëzakonisht argëtues dhe më lejoi të shpreh pasionin tim për muzikën rock në një mënyrë të re… Mezi pres që ta dëgjojnë të gjithë!”

Demi publikoi albumin e saj më të fundit gushtin e kaluar dhe përmban disa këngë të shkruara nga partneri i saj.