Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane, Demi Lovato, u ka thënë fansave se turneu i saj i ardhshëm, do të jetë i fundit për ca kohë.
Ylli 30-vjeçar aktualisht është duke realizuar koncerte në kuadër të turneut “Holy Fvck Tour”, i cili ka për qëllim ta promovojë albumin e saj të tetë të incizuar në studio, por përmes një videolidhjeje në Instagram, Lovato zbuloi se po ndihej e sëmurë dhe si pasojë nuk dëshiron të mbajë më koncerte.
Ndërkaq, në një postim i cili tashmë është fshirë nga llogaria e këngëtares, shkruhej: “Jam shumë e sëmurë dhe nuk po mund të ngrihem nga shtrati. Nuk dua ta bëjë më këtë punë. Turneu im i ardhshëm do të jetë u fundit për mua. Ju dua shumë të gjithëve”.
Demi nuk e shpjegoi nëse e kishte fjalën për koncertet të cilat është duke i realizuar aktualisht, apo për ndonjë turne tjetër. Por, pak minuta më vonë ajo e realizoi një videolidhje për fansat e saj, të cilët i siguroi se do ta bëjë maksimumin që të gjejë forcë dhe t’i tejkalojë të gjitha pengesat, para se të kthehej në skenë në arenën “Movistar” në Santiago të Kilit.
“Do ta gjejë forcën ta tejkalojë këtë gjendje për ju. Do të më duhet ndihma juaj për të interpretuar, prandaj ju lutem që të këndoni me zë të lartë për mua. Zëri më ka ikur, prandaj sonte do t’ia drejtoj mikrofonin publikut shumë shpesh”, kishte shkruar këngëtarja në mesazhin drejtuar fansave.
Edhe
Demi Lovato paralajmëron albumin e ri
Muajin e kaluar, Demi Lovato, e publikoi albumin “Holy Fvck”, i cili vjen pas incizimit të vitit 2021, “Dancing with the Devil... the Art of Starting Over”. Në një intervistë të kaluar, këngëtarja e pranoi se ky incizim ia ka dhënë lirinë që të shprehet në mënyra që nuk e ka ditur se është e mundur.
{gallery}