Showbiz

Demi Lovato paralajmëron albumin e ri “Holy Fvck”

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, e ka paralajmëruar lansimin e albumit të tetë të incizuar në studio. Me titull “Holy Fvck”, albumi prite të publikohet më 19 gusht përmes studios incizuese “Island Records”.

Ky projekt i ardhshëm që i përmban gjithsej 16 këngë të reja, e rikthen Lovaton te rrënjët e muzikës rok dhe pop-punk, si dhe e ofron një retrospektivë të përvojave të jetës së këngëtares. Kështu u bë e ditur përmes një komunikate për media.

“Për mua, procesi i realizimit të këtij albumi ka qenë më përmbushësi deri më tani, dhe u jam mirënjohëse fansave dhe bashkëpunëtorëve të mi që ishin në këtë rrugëtim me mua. Asnjëherë nuk kam qenë më e sigurt për veten dhe muzikën time, dhe ky incizim e vërteton këtë. Adhuruesve të përkushtuar që kanë qëndruar me mua nga fillimet e karrierës dhe atyre që sapo kanë filluar ta pëlqejnë muzikën time, ju falënderojë nga zemra. Ky album është për ju”, deklaroi Lovato.

Demi po ashtu në Instagram e postoi një klip të shkurtër të këngës së parë të albumit, “Skin of My Teeth”, e cila do të lansohet të premten (10 qershor), raportoi portali “Billboard”. Këngëtarja pritet ta interpretojë ‘live’ këtë këngë në emisionin, “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, më 9 qershor.

“Holy Fvck” vjen pas albumit të vitit 2021, “Dancing With the Devil… The Art of Starting Over”, i cili u pozicionua në vendin e dytë të toplistës së 200 albumeve më të mira “Bollboard.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Demi Lovato (@ddlovato)