Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Demi Lovato është shumë e lumtur me të dashurin e ri

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Demi Lovato, është në një lidhje të re dhe është duke i jetuar ditët më të lumtura ta dashurisë.

Televizioni “Extra” e publikoi një intervistë ekskluzive të realizuar me artisten, e cila është xhiruar vetëm disa ditë para se ajo ta bënte publike romancën me muzikantin, Jutes.

“Aktualisht jam në një lidhje dashurie dhe jam shumë e lumtur. Ndjej se kjo gjë i ka inspiruar shumicën e këngëve të dashurisë që përfshihen në albumin tim të ri. Dua ta ruaj privatësinë tonë sa më gjatë që është e mundur. Por mendoj se me kohë, do të kem mundësi të ndajë hollësi nga lidhja jonë me të gjithë fansat e mi. Kryesorja është që po ndihem jashtëzakonisht e lumtur”, deklaroi këngëtarja.

Jutes e pranoi publikisht romancën mes çiftit, përmes një postimi në rrjetet sociale me rastin e ditëlindjes së 30-të të Lovatos.

Kjo është lidhja e parë publike e Demi Lovatos, nga prishja e fejesës me aktorin, Max Ehrich, në shtator të vitit 2020.

Albumi i ri i këngëtares, “Holy Fvck”, u publikua të premten (19 gusht). Jutes e ka dhënë kontributin e tij në këtë projekt duke i shkruar tekstet e disa këngëve, përfshirë këtu “Substance”, “Happy Ending” dhe “City of Angels”.

Artikuj të ngjashëm