Këngëtarja e njohur Demi Lovato, është fejuar me muzikantin Jordan “Jutes” Lutes, raporton revista People.
Çifti u njoftua gjatë muajit janar të vitit 2022 kur e shkruan bashkë këngën “Subtance”.
Pas një propozimi në një ceremoni intime Lutes dhe Lovato shkuan në restorantin e preferuar të tyre, “Craig’s” në Los Angeles, për të festuar me familjarët.
Përvec këngës “Sybstance”, çifti thuhet se kanë shkruar bashkë edhe këngët “Happy Ending” dhe “City of Angels”, që janë pjesë e albumit të Lovatos, “Holy Fvck”.
“Definitivisht jam në një vend vërtet të mirë. Nuk e di se për çfarë do të shkruaj në albumin tim të ardhshëm, sepse jam shumë e lumtur. Është një ndjenjë shumë e mirë... Patjetër që një tufë këngësh të dashurisë, me siguri”, pati thënë Lovato për CBS Mornings në fillim të këtij viti ndërsa promovonte muzikën e tyre të re.

-
Demi Lovato tregon sekretin e marrëdhënies së fortë me bashkëshortin
-
Demi Lovato tregon se kishte ndier presion për t’u martuar
-
Taylor Swift dhe Travis Kelce fshehin detajet e dasmës nga të ftuarit
-
Dua Lipa dhe Callum Turner martohen në një ceremoni private në Londër
-
"Dasmë treditore", Dua Lipa raportohet se martohet javën e ardhshme