Showbiz

Demi Lovato thotë se tregoi sfidat e saj, për t’i ndihmuar të tjerët

Demi Lovato

Demi Lovato

Foto: Associated Press

Këngëtarja amerikane, Demi Lovato, ka treguar pse ka zgjedhur të jetë aq e hapur për vështirësitë që ka kaluar ndër vite.

33-vjeçarja, e cila në vitin 2010 ka kaluar tre muaj në një qendër rehabilitimi pas diagnostikimit me çrregullim bipolar dhe trajtimit për bulimi, ka thënë se vendimi për të folur publikisht për problemet e saj ka qenë zgjedhje e vetëdijshme dhe e vështirë.

“Kur shkova për herë të parë në trajtim, kisha një shpërthim publik kur isha 18 vjeçe. Në atë moment, menaxheri im më pyeti: ‘A do të jesh e hapur për atë që po kalon, apo do ta fshehësh dhe të mos flasësh për këtë? Ke të drejtë për të dyja. Nuk i detyrohesh askujt asgjë’”, ka treguar ajo në podcastin “Las Culturistas”, ka raportuar FemaleFirst.

Lovato ka vendosur të fliste hapur, duke besuar se përmes sinqeritetit mund të ndihmonte të tjerët që po përballeshin me të njëjtat vështirësi.

“Ishte një përgjegjësi që isha e gatshme ta merrja. Do të kisha dashur që dikush të ishte aq i hapur kur isha adoleshente. Po, kishte aktore më të mëdha që flisnin për çrregullimet e të ngrënit, por askush me të cilën mund të identifikohesha në moshën 13-vjeçare, sidomos në një kohë kur standardet e bukurisë ishin shumë, shumë të rrezikshme”, ka thënë Lovato.

Ylli ka shtuar se ky vendim i hershëm ka ndikuar në mënyrën si ka jetuar më pas.

“Ky ishte momenti që më ndryshoi rrugën. Vendosa se dua t’i ndihmoj njerëzit, dhe mënyra më e mirë që njoh është të ndajë përvojën time personale me ta”, ka thënë këngëtarja.

Së fundi, këngëtarja ka treguar se jeta e saj ka marrë një kthesë më të qetë e më pozitive.

“Nuk jam më në një periudhë ku më duhen balada të mëdha emocionale. Toni i jetës sime është bërë më i lehtë”, ka thënë ajo për "PAPER Magazine".