Showbiz

Demi Lovato në paqe me të kaluarën, ndërsa fillon një ekopë të re

Demi Lovato

Demi Lovato

Foto: Associated Press

Demi Lovato thotë se po hyn në një epokë të re të vetëpranimit, një epokë që përqafon të kaluarën e saj, feston të tashmen dhe nuk e merr veten shumë seriozisht.

 

Në një intervistë të fundit me “The Associated Press”, këngëtarja reflektoi mbi evoluimin e saj, duke treguar se ka mësuar të qeshë me “memet” e internetit dhe momentet që dikur e bënin të ndihej keq.

 

“Nuk e kisha kuptuar që kam bërë gjëra ikonike. Dhe nëse disa njerëzve u duken të sikletshme, për mua janë të këndshme , si projektet me ‘Disney’, ato janë ikonike. Kështu që ka të bëjë me pranimin e faktit që kam pasur ndikim dhe përvetësimin e atyre momenteve”, ka thënë ajo.

 

Por ylli gjithashtu beson se ka të bëjë me gjetjen e paqes me të kaluarën, pasi ka cekur se kjo periudhë për të është, kohe feste dhe argëtimi.

 

Artistja mendon se është hera e parë që e ndien vërtetë se ka hyrë në këtë kapitull të jetës ku ka bërë paqe me rrugëtimin jetësor dhe tani po e shijon atë ku është sot.

 

“Edhe nëse kjo do të thotë të festosh ‘memet’ që janë bërë virale për arsye qesharake, unë do t’i pranoj ato, sepse kjo është pjesë e gjetjes së paqes me të kaluarën time.  Jeta është shumë e shkurtër për ta marrë veten kaq seriozisht, dhe unë nuk do ta bëjë më këtë. Kështu që ka të bëjë me pranimin e të kaluarës dhe me argëtimin në kohën e tashme”, ka thwnw kwngwtarja.

 

33-vjeçarja, Lovato, thotë se me kalimin e vjetëve është mësuar të largojë presionin që kishte si e re dhe ta përqafojë gëzimin që i sjell arti i saj.

 

“Mendoj se ka diçka tek të 30-at, ku ndalesh për një moment dhe je në gjendje të lëshosh disa nga presionet që ia ke vënë vetes në të 20-at. Tani jam 33 vjeçe dhe nuk e marr më veten aq seriozisht sepse kuptoj që ka vend për të gjithë. Nuk ka të bëjë me përpjekjen për të shkruar këngën më të thella apo më emocionale, thjesht ka të bëjë me pranimin e vetes aty ku je dhe me dashurinë për veten tënde ashtu si je”, ka thënë ajo.

 

Pasi u mbështet në muzikën rok me dy albumet e saj të fundit, këngëtarja, e cila u martua me muzikantin Jordan Lutes në muajin maj të këtij viti, ka thënë se lumturia e saj personale, në fund të fundit, riformësoi muzikën e saj të re.

 

“Mendoj se ajo që i shkakton transformimet e mia, është thjesht ajo që më frymëzon muzikalisht në atë moment. Jam fanse e pothuajse të gjitha zhanreve muzikore. Kur isha në periudhën time të ‘rokut’, dëgjoja shumë muzikë rok që më frymëzonte. Dhe tani, rrugëtimi që më solli deri këtu ka qenë interesant, sepse e nisa këtë album me mendimin se do të bëja një album edhe më ‘rok’”, ka thënë ajo.

 

Lovato ka shtuar se donte të shkonte edhe më thellë në këtë zhanër. por gjatë procesit ka kuptuar se ka vetëm një numër të kufizuar këngësh rok të lumtura që mund të shkruhen.

 

“Jam e dashuruar, ndihem e fuqishme dhe jam në një fazë shumë të mirë të jetës, dhe nuk dija si të shkruaja këngë rok që ishin plot energji dhe pozitivitet! Kështu që thashë me vete: më duhet të ndryshoj zhanër. Provova gjëra të ndryshme, por ajo që më frymëzonte vërtet në ato momente ishin artiset e muzikës pop”, ka thënë tutje ylli.

 

Ndwr tw tjera ajo ka cekur se ka pasur shumë mbështetje në këtë periudhë dhe në jetën e karrierën e saj në përgjithësi dhe se është jashtëzakonisht mirënjohëse.

 

“Është shumë bukur, sepse ndonjëherë artistët priren të jenë konkurrues, por ajo që kam vënë re, veçanërisht në këtë periudhë, është se njerëzit duan të ndihmojnë dhe të mbështesin njëri-tjetrin. Më pëlqen të shoh artistë që i ngritin artistët e tjerë”, ka thënë Lovato.

 

Albumi i nëntë i incizuar në studio i Lovatos, “It’s Not That Deep”, tani është dispozicionin e publikut. Turneu i saj promovues fillon më 8 prill të vitit të ardhshëm.