Artistja 38 vjeçe, Hilary Duff, ka publikuar albumin e ri “Luck … or Something” më 20 shkurt, përmes Atlantic Records.
Ajo në intervistën ekskluzive për Rolling Stone ka thënë se titulli i albumit përmbledh pyetjen që shpesh i bëjnë për jetën e saj: “Si arriti të qëndrojë ‘në rregull’ pas famës së hershme?”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e lehtë të më shohësh nga jashtë dhe të thuash: ‘Ajo është e balancuar, e qëndrueshme, duket sikur i ka kuptuar gjërat. Por ka pasur shumë ulje e ngritje dhe vështirësi”, ka thënë ajo.

Në këngën “Adult Size Medium” ajo pyet: “Si arritëm këtu? Ishte fat… apo diçka tjetër?”
“Jam e lumtur me atë që jam”, shton Duff. Sipas saj “por ‘apo diçka tjetër’ është thelbi i përgjigjes”.
Duff nga yll fëmijësh është shndërruar në nënë me katër fëmijë.
Ajo u bë emër i njohur që në fillim të viteve 2000 me serialin “Lizzie McGuire” dhe filma si “A Cinderella Story”. Albumi i saj “Metamorphosis” i vitit 2003, e ka shndërruar në ikonë të pop-it për adoleshentë.
Sot ajo jeton në Los Angeles me bashkëshortin, muzikantin dhe producentin Matthew Koma, me të cilin u martua në vitin 2019. Ai ka bashkëshkruar albumin e ri dhe është edhe bashkëproducent.
“Ne nuk po e bëjmë këtë për askënd. Nuk ka presion. Kjo është për të”, ka thënë Koma.
Duff ka pranuar se rikthimi në muzikë e frikësonte, sidomos në epokën e rrjeteve sociale.
“Të gjithë kanë një mënyrë për të të thënë çfarë mendojnë për atë që bën, dhe kjo është e frikshme”, Mendoja me vete: ‘Pse duhet ta ekspozoj veten ndaj kësaj? Kam një jetë të lumtur dhe fëmijë të mrekullueshëm.’ Por më mungon skena”, ka thënë ajo.
Presioni dhe nostalgjia e viteve 2000
Kur ajo paralajmëroi rikthimin në muajin shtator të vitit 2025, interneti shpërtheu. Disa fansa shkruanin se ajo ishte “këtu për të shpëtuar muzikën pop”.
“Kjo nuk dukej si jetë reale. Thashë me vete: ‘Çfarë po ndodh? Ndoshta e bëri ndonjë bot’”, ka thënë këngëtarja.
Albumi i ri trajton martesën, mëmësinë, pasiguritë dhe kalimin e kohës.
Në këngën “Future Tripping Out” ajo këndon për ankthin në marrëdhënie: “A po bëjmë mjaftueshëm marrëdhënie seksuale? A ke ish-e që të mungojnë?”

“Për mua ishte e rëndësishme të mos bëja një album që thotë: ‘Jam nënë dhe është kaq e vështirë. Doja të flisja për ndryshimin e brendshëm, për mënyrën si më ka transformuar kjo si person”, ka thënë ylli.
Në këngën “Holiday Party” ajo pranon një frikë personale.
“Gjithmonë mendoj se Matt do të më lërë për ndonjë kantautore të zhanrit indi super të lezetshme”, ka thënë ajo me humor.
“Është e çmenduri. Por janë ndjenja reale”, përgjigjet Koma.
Raportet familjare dhe sinqeriteti
Një nga momentet më emocionale të albumit është “The Optimist”, ku ajo këndon vargjet: “Do të doja të flija në avionë / dhe që babai im të më donte vërtet”.
“Ka periudha kur flas me babanë tim dhe periudha kur nuk flas. Kam një natyrë të qeshur, por shumë gjëra kanë ndodhur. Kështu është jeta”, ka thënë Duff.
Në këngën “We Don’t Talk” ajo flet për një marrëdhënie të tensionuar familjare, pa përmendur emra, duke shtuar se ishte zgjedhja e saj ta vendoste atë këngë në album.
“Është pjesa më e vetmuar e jetës sime”, ka thënë ajo.
Megjithatë ajo mohon teoritë e fansave që analizojnë çdo detaj.
“Nuk kam kohë të krijoj ‘mesazhe të fshehta’. Kjo ishte thjesht e vërteta ime”, ka thënë aktorja.
Reagimet online dhe turneu
Duff ka pranuar se ndonjëherë e prekin komentet negative në TikTok.
Për një këngë të re, dikush ka shkruar se “kjo është si Sabrina Carpenter e ngrohur në mikrovalë”.
“Mendova me vete: Si i shpikin njerëzit këto terma të këqij?! Por për fat të mirë, shumica kanë qenë shumë pozitivë”, ka thënë ajo.
Turneu i saj i ri përfshin këngë të reja, por edhe hite si “So Yesterday”, “Come Clean” dhe “What Dreams Are Made Of”. Ajo tashmë e sheh me humor edhe koreografinë e dikurshme të “With Love”, që u bë trend viral në TikTok.

“Mu deshën vite ta pranoja dhe të gjeja humorin në të. Por fakti që njerëz nga e gjithë bota mësojnë vallëzimin dhe vishen si unë? Jam e fiksuar pas kësaj”, ka thënë ajo.
Në fund të ditës, megjithëse po rikthehet si yll pop, familja mbetet prioritet.
“Ndonjëherë mendoj: puna ime ndonjëherë është e vështirë. Duhet të isha lart me vajzën time, jo poshtë duke provuar rroba për turne”, ka thënë Duff.
Por, a mund ta “shpëtojë” ajo muzikën pop?
“Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe, por më bën të buzëqesh”, ka thënë ajo duke qeshur.