Aktori i njohur, Charlie Sheen, po dëshiron që t’i riparaqitet adhuruesve përmes projekteve të reja.
60-vjeçari ka thënë se është lodhur duke kërkuar falje për gabimet që ka bërë në të kaluarën dhe tani po fokusohet tek e ardhmja.

Ai po shpreson se libri i tij i ri me kujtime, si dhe dokumentari në platformën Netflix, t’i inkurajojë njerëzit që ta shijojnë përsëri punën që ka bërë në aktrim.
“Kur njerëzit duan të flasin për të kaluarën, do të jetë shumë me vend të ju them: ‘A dini çka? Mund ta shikoni, mund të lexoni e edhe mund ta dëgjoni, ka shumë zgjedhje që mund të bëni’. Por, kjo nuk është kërkim falje, është më shumë si riprezantim i imi”, ka thënë ai për revistën Interview.
Ai ka shtuar se arsyeja që po dëshiron të riprezantohet me publikun është se ka shumë njerëz që ende nuk i dinë filmat e tij.

“Ka shumë njerëz që nuk i dinë filmat e mi, nuk e dinë punën time, nuk e dinë evoluimin tim dhe ka të tillë që thonë: ‘Ah ky është ai që pati thënë se ka ‘gjak tigri’’. Mendoj se ka ardhur momenti që vetëm të riprezantohem për këtë pjesë të njerëzve”, ka thënë Sheen.
Ai ka shtuar se dokumentari tregon vetëm një pjesë së asaj nëpër çfarë ka kaluar në jetë.

Aktori kontrovers, i cili ka kaluar edhe nëpër probleme me abuzimin e drogës e beteja ligjore, për librin e tij ka thënë se është shumë ‘cool’.
Sheen, i cili ka qenë aktori më i paguar që shfaqet në ekran, para problemeve personale, ka thënë se dokumentari është i jashtëzakonshëm.
“Dokumentari është i jashtëzakonshëm dhe nuk mundem dot te jem më i lumtur me të, por ka momente kur preket vetëm sipërfaqja e disa ngjarjeve të jetës time, të cilat ndoshta libri i shpjegon më mirë, i cili është shumë, shumë ‘cool’”, ka thënë ai.

Artisti tutje ka thënë se ka sigurisht plot persona që pasi ta shohin dokumentarin do të duan ta lexojnë librin.
“Në fakt, është një pjesë në libër ku kam shkruar se: ‘vetëm pse ke arritur fundin e faqes nuk do të thotë se është fundi i historisë”, ka thënë ndër të tjera ylli.